Makina përfundoi në kanal, dalin pamjet nga aksidenti me 5 të plagosur në Novoselë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.11.2025, 21:16

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Novoselës, në afërsi të Vlorës. Një automjet tip “Benz”, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës.

Sipas informacioneve të para, pesë persona që ndodheshin në mjet kanë mbetur të lënduar, ndërsa janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Gjendja shëndetësore e të plagosurve ende nuk dihet.

JOQ Albania ka siguruar pamje të automjetit që përfundoi në kanal. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, duke ofruar ndihmë për të plagosurit dhe duke i shoqëruar drejt ambulancave për transport në spital. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Si shkaqe kryesore paraprake dyshohen shpejtësia tej normave të lejuara dhe humbja e kontrollit të mjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit