Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë–Levan, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur pesë persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, por mësohet se disa prej tyre kanë marrë dëmtime të konsiderueshme.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë, por pritet konfirmimi zyrtar nga autoritetet.
Qarkullimi në këtë segment është vështirësuar për disa minuta, ndërsa po merren masa për normalizimin e trafikut.