Për herë të parë publikohen pamjet e atentatit të djeshëm te rrethrrotullimi i Rinasit bashkë me audion e tyre origjinale!
Skena është e qartë dhe ka traumatizuar jo pak të pranishmit. Sapo automjeti ku po udhëtonte Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri afrohet në rrethrrotullim, autorët e paidentifikuar të cilët i kishin bërë pritë hapin zjarr me kallashnikov.
Në pak sekonda dëgjohen dy të shtëna breshërie. Te e shtëna e parë kalimtarët e rastësishëm nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, ndërsa tek e dyta qarkullimi në zonë ndalon dhe të pranishmit largohen të panikosur.
Pak çaste më pas, dy nga autorët këmbejnë armët në rrethrrotullim, dhe njëri prej tyre i afrohet makinës së viktimave. Atje dëgjohen dy breshëri të tjera.
Menjëherë pas ngjarjes autorët hipin në automjetin e tyre me targa greke, dhe largohen të qetë nga vendin e ngjarjes. Numri i plumbave që janë zbarzur nga viktimave nuk dihet saktësisht, por ajo që u konfirmua pak çaste më parë lidhet me faktin se Policia nuk ka mundur të mbledhë dot të gjitha predhat e lëshuara.
Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, të cilët gjunjëzuan policinë duke bërë një nga krimet më të sofistikuara përpara hundës së tyre, vetëm 50 metër në distancë nga komisariati i Rinasit.
Shkrimi u mor nga TVA News!