Video virale: Miss Izraeli filmohet duke “parë shtrëmbër” Miss Palestinën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.11.2025, 19:36

Një video nga eventi i sivjetshëm i Miss Universe ka shkaktuar polemika të forta në rrjetet sociale, pasi shumë përdorues pretenduan se përfaqësuesja e Izraelit, Melanie Shiraz, i hodhi shikime armiqësore konkurrentes nga Palestina, Nadeen Ayoub.

Pamjet janë realizuar gjatë një aktiviteti në Tajlandë, ku Shiraz shihet duke kthyer kokën drejt përfaqësueses palestineze dhe duke e parë atë “shtrëmbër”. Kaq ka mjaftuar që në rrjete të shpërthejë një debat, me shumë komentues që e akuzuan për “xhelozi” dhe për sjellje të ftohtë ndaj Miss Palestinës.

Pas valës së kritikave, Miss Izraeli reagoi duke mohuar akuzat. Ajo tha se “në video po shikonte drejt konkurrenteve të tjera që hynin në skenë”, duke shtuar:

“Shtimi i dramës në momente të zakonshme, sidomos kur përhap keqinterpretime, nuk ndihmon në përhapjen e mirësisë apo drejtësisë.”

Në javët e fundit, Shiraz është përballur me kritika të shumta për pjesëmarrjen e Izraelit në konkurs, ndërsa postimet e saj në Instagram janë mbushur me komente si “Miss Genocide” dhe “Free Palestine”.

Ndërkohë, pjesëmarrja e Nadeen Ayoub është historike, pasi kjo është hera e parë që Palestina merr pjesë në garën “Miss Universe”. Në një postim në Instagram, ajo shkroi:

“Unë përfaqësoj çdo grua dhe fëmijë palestinez, forcën dhe shpresën që bota duhet të shohë. Ne jemi më shumë se vuajtja jonë, ne jemi qëndresë dhe zemra e një atdheu që jeton përmes nesh.”

Përveç këtij episodi, konkursi i “Miss Universe” këtë vit është përfshirë nga disa polemika të tjera, përfshirë edhe një incident ku fituesja e vitit të kaluar, danezja Victoria Theilvig, braktisi ceremoninë pas një debati publik me drejtuesit e organizatës, duke deklaruar:

“Ky është një qëndrim për të drejtat e grave. Të poshtërosh një vajzë tjetër publikisht është e papranueshme.”

Konkursi “Miss Universe 2025” pritet të zhvillohet më 21 nëntor në Bangkok të Tajlandës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit