Policia e Ilir Prodës nuk mbledh dot as predhat e atentatit të Rinasit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.11.2025, 19:53

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar se sa plumba janë qëlluar ditën e djeshme në atentatin e Rinasit ndaj Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, por një gjë është e sigurt, Policia e Ilir Prodës nuk ka mundur që t’i mbledhë dot të gjithë predhat.

Kjo gjë dëshmon për ashpërsinë që kanë përdorur autorët në ngjarje. Kjo foto tregon një prej predhave, e cila u pa sot pas më shumë se 24 orësh nga ngjarja, ende në vendin e krimit. Policia mund të binte në gjurmët e autorëve qoftë edhe nga kjo gëzhojë, por ajo nuk është mbledhur nga grupi i hetimit.

Si kjo mund të ketë shumë të tjera të cilat nuk janë gjetur, dhe kjo gjë ngre dyshime të arsyeshme për cilësinë e hetimeve. A do policia vërtetë që kjo ngjarje të zbardhet, apo jo?!

Pamjet e krimit kanë bërë bujë sot në të gjithë mediat. Siguria dhe rendi u thyen në pikën ku konsiderohet se duhet të jenë më të forta, në zemër të vendit, në aeroportin e vetëm ndërkombëtar që ka Shqipëria.

Autorët nuk u larguan nga vendi i ngjarjes pa u siguruar se objektivi i tyre ishte arritur. Më pas, ata ikën qetësisht, pasi asnjë polic i keqpaguar nuk ndërhyri për t’i prerë atyre rrugën, dhe pse ngjarja ndodhi jo më larg se 50 metër në distancë nga komisariati që ndodhet në zonë.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit