Një qytetar nga Sauku i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një kabinë elektrike e cila është lënë e hapur në një vend shumë pranë stacionit të autobusit që merr nxënësit e shkollës, duke u kthyer në një kërcënim për jetën e tyre.
Sikur mund ta dalloni dhe nga pamjet, kabina për telat e korrentit është ndërtuar nga një tabelë sinjalistike. Tabela ndodhen në rrugën dytësore që të çon në Sauk, pak para spitalit të kafshëve “Vet Hospital”.
Situata paraqet rrezik për fëmijët, të cilët presin autobusin në këtë vend, prandaj ndërhyrja e menjëhershme do të parandalonte ndonjë incident të pakëndshëm. OShEE duhet të marrë masat që kjo gjë të mos ndodhë.
“Përshëndetje, nëse është e mundur, do doja të trajtonim një çështje shumë shqetësuese. Çdo ditë, fëmijë nga grupe të ndryshme moshe kalojnë atje dhe presin autobuzët e shkollës. Një kuriozitet i tyre, që fillon si një aventurë e pafajshme, mund të kthehet shpejt në tragjedi. Do te doja të denoncoj këtë sjellje të papërgjegjshme të punonjësve të OSHE, të cilët po e lejojnë këtë situatë të rrezikshme. Është te rruga dytësore që të çon për në Sauk, pak përpara se të shkosh te spitali i kafshëve “Vet Hospital”, apo kalon rrethrrotullimin në cep,” shkruan denoncuesi.