“Mos ma prek familjen”, Shqiptarët protestojnë më 15 nëntor, në orën 10:30, në Sheshin Skënderbej!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.11.2025, 16:13

Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës ka njoftuar organizimin e një marshimi proteste me moton “Mos ma prek familjen”, që do të zhvillohet të shtunën, më 15 nëntor, në orën 10:30, në Sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas drejt Presidencës. Sipas organizatorëve, ky marshim ka për qëllim mbrojtjen e vlerave familjare, jetës dhe lirisë, duke kërkuar që institucionet të respektojnë rolin tradicional të familjes në shoqëri.

Në thirrjen publike të bërë nga Koalicioni, qytetarët ftohen të bashkohen në një “Marshim për Jetën, për Lirinë, Familjen dhe Atdheun”. Organizatorët theksojnë se ky tubim është një reagim ndaj ndryshimeve të fundit ligjore që, sipas tyre, rrezikojnë identitetin kulturor dhe moral të familjes shqiptare. Kjo protestë vjen menjëherë pas miratimit në Kuvend të projektligjit për barazinë gjinore.

Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës argumenton se projektligji “ndryshon me dhunë nocionet e burrit dhe gruas”, duke mos respektuar parimet e bazuara në kulturën dhe traditën kombëtare. Sipas tyre, edhe pse disa përkufizime në nenin 4, që përcaktojnë qartë se gjinia është “burrë ose grua”, janë miratuar dhe ndryshuar, këto nuk janë reflektuar në nenet e tjera të ligjit, çka krijon paqartësi dhe rrezik për deformimin e vlerave familjare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit