S’duron dot trafikun si të tjerët, shoferi futet kundravajtje dhe me celular në timon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.11.2025, 16:07

Qytetarët që udhëtojnë dhe përdorin çdo ditë rrugën dytësore Tiranë-Vorë e dinë se trafiku në këtë aks është i papërballueshëm dhe shumë kaotik.

Për shkak të gjendjes së amortizuar të rrugës, por edhe fluksit të lartë, trafiku që krijohet çdo ditë është kilometrik.

Por disa shoferë të paduruar përpiqen “t’i bëjnë bisht” këtij trafiku duke u futur kundravajtje, duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor por edhe rrezikuar jetën e drejtuesve të tjerë.

Në një denoncim të fundit të mbërritur në redaksinë tonë, mund të shihni se si një automjet bëhet burim aksidenti duke u futur në parakalim shumë pranë rreth rrotullimit, ndërkohë që përdorte edhe celularin.

Qytetari që ka denoncuar këtë rast dhe për pak shmangu aksidentin e përplasjen kokë më kokë me mjetin në fjalë, i bën thirrje policisë për kontrolle dhe monitorime të shtuara në këtë aks pasi raste të tilla ndodhin çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit