Makina bie në humnerë, dyshohet për 2 viktima në Zall-Bastar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.11.2025, 14:45

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Zall-Bastar, në periferi të Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë, në rrethana ende të paqarta.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupave dhe sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e rënies së automjetit në greminë ndërsa në automjet ndodheshin 5 persona.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për identifikimin e viktimave dhe për përcaktimin e shkakut të aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit