Qytetarët bëjnë thirrje: Rregulloni urgjet daljen e autostradës në Gramzë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.11.2025, 17:24

Një vit më parë, banorët e Thumanës dhe fshatrave të zonës protestuan për ditë të tëra duke kërkuar hyrje dhe dalje në autostradën e re Thumanë-Kashar.

Ata arritën me shumë mund që këtë të drejtë ta fitojnë, dhe protestat u ndërprenë vetëm pasi një përfaqësi e tyre zhvilloi takim me ministren e infrastrukturës Belinda Balluku e cila u premtoi akses në autostradë.

Aksesi i hyrjes është atje ku autostrada bashkohet me rrugën e vjetër, ndërsa dalja është në Gramzë dhe bëhet me anë të këtij mbikalimi.

Një vit pas këtyre ngjarjeve, rruga që bën daljen nga autostrada është lënë në kushte katastrofike. Gropat e thella disa centimetër e bëjnë thuajse të pamundur qarkullimin e automjeteve, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me këtë problem që institucionet nuk duan ta shohin dhe dëgjojnë.

Teksa folën për “TVA News”, shoferët shprehën shqetësimet e tyre për situatën e krijuar.

Këtu bëhet katastrofë! Vetëm që të kalojmë nga autostrada dhe të paguajmë taksën e bëjnë. Ky është shteti më i korruptuar në botë,” tha një shofer.

Një tjetër zotëri shtoi: “Rruga është skandal! Se ku i çojnë paratë që marrin asnjë nuk e di. Rruga është me keq se në xhungël.

Një shofer kamioni tregoi vështirësitë e përditshme, duke thënë se makinat po u prishen, dhe shpenzimet e dëmeve po u mbahen nga paga e tyre.

Medet që jemi shoferë në këtë lloj rruge, shikoje. Edhe po na e vendosin në ngarkim kompanitë çdo gjë që prishim për faj të rrugës dhe na ngelet faji ne. Pse t’u prish? Pse e prishe? Na thonë neve. Kjo është e vetmja dalje, s’ke ku del tjetër. Kjo do asfalt jo inerte koti,” shprehet kamionisti.

Një tjetër tha: “Kjo ka në këtë gjendje që kur është hapur. Po këpusim balestra dhe jastëkë çdo ditë. Nuk e rregullojnë se lekët i ka marrë tuneli më duket. Thirrja ime është për autoritetet: Të marrin masa për ta bërë me asfalt. Është bërë 400 milion euro ajo para, edhe këtu për 50 mijë euro e lënë kështu.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse rruga do të rregullohet, apo institucionet do të vazhdojnë të mos dëgjojnë zërin e qytetarëve.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit