Në një kohë kur Shqipëria po përballet me trazira, vrasje dhe tensione të brendshme, një grup të rinjsh shqiptarë kanë zgjedhur të japin një mesazh ndryshe, një mesazh uniteti, dashurie për vendin dhe sportin.
Teksa vendi është i përfshirë nga ngjarje që kanë tronditur opinionin publik, ata kanë nisur udhëtimin e tyre drejt Andorrës, për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në ndeshjen e radhës. Gjatë rrugës, grupi ka realizuar një video përshëndetje për të gjithë shqiptarët, duke përcjellë frymën e bashkimit dhe krenarisë kombëtare.
Ky gjest simbolik vjen si një kujtesë e fortë se, në çdo situatë, sporti dhe përkatësia kombëtare kanë fuqinë të bashkojnë shqiptarët, kudo që ndodhen.
Mesazhi i tifozëve:
Përshëndetje JOQ, pas këtyre trazirave që ndodhin në Shqipëri duam ti përshëndesim shqiptarët me këtë video, rrugës për në Andorra për të mbështetur kombëtaren.