Deputetët socialistë duket se nuk janë më të zotët se Lulzim Basha kur vjen puna për të folur me shifra.
Olta Xhaçka është e fundit në radhët e socialistëve e cila është bërë “lëmsh” teksa fliste për shifrat e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.
“Krahasuar me vitin 2025 buxheti rritet me 6263 mijë milionë lekë ose 12% më shumë,” thotë Xhaçka, e cila me siguri nuk e ka kuptuar as vetë shifrën që ka lexuar në atë moment.
Disa ditë më parë, Zegjineja e Roskovecit u bë meme për shkak të një deklarate që lëshoi nga foltorja e kuvendit!
Ajo tha: “Nga 1 janari të dashur qytetarë, do të rritet paga minimale për 3 mijë e 700 mijë e 8 gji e 5 punonjës të cilët do përfitojnë 500 euro”.
Një ditë më parë, një deklaratë e deputetit Agron Malaj bëri bujë në rrjet. Agroni, teksa prezantonte kandidatin për kryebashiak në Mat Altin Bojni, nuk nguroi që ta quante atë disa herë "KA*IDATIN" e duhur për zonën.
“Dhe për t’i bërë këto punë duhet një KA*IDAT i provuar në institucionet e Matit. Një KA*IDAT i provuar si një menaxher i zoti. Por edhe një KA*IDAT që e njeh mirë pushtetin lokal,” tha Malaj.
Fatkeqësisht në ditët moderne, anafalbetizmi paguhet shumë, madje me taksat e popullit.
Shkrimi u mor nga TVA News!