Kur do t´i shtrojë Bashkia rrugët e Zall-Herrit?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.11.2025, 13:20

Në zonën e Zallherrit, disa prej rrugëve kryesore vijon të jenë në gjendje të mjerueshme, të pashtruara dhe të mbuluara me gropa që mbushen me ujë sa herë bie shi. Prej kohësh, banorët përballen me vështirësi të mëdha për lëvizjen e përditshme, ndërsa institucionet vendore vijojnë të mos ndërhyjnë.

Një prej rrugëve është kthyer në një pengesë të përhershme për automjetet dhe kalimtarët, të cilët detyrohen të kalojnë mes baltës dhe pellgjeve të ujit. Dëmtimet e shumta e kanë bërë qarkullimin pothuajse të pamundur, sidomos gjatë periudhës së reshjeve, duke krijuar rrezik për aksidente dhe dëmtime të mjeteve.

Megjithëse situata është denoncuar prej kohësh, bashkia nuk ka marrë asnjë masë konkrete për përmirësimin e infrastrukturës. Asfaltimi i kësaj rruge është premtuar disa herë, por deri më sot, çdo premtim ka mbetur në letër.

Mungesa e vëmendjes dhe e investimeve po tregon një neglizhencë të theksuar të institucioneve lokale ndaj një komuniteti që meriton kushte minimale jetese dhe qarkullimi. Rruga e Zallherrit është sot shembulli më i qartë i braktisjes institucionale dhe i mungesës së përgjegjësisë për nevojat bazike të qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit