I shau vëllain, 52-vjeçari në Durrës humb jetën pas grushtave të 18-vjeçarit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.11.2025, 11:43

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkallnur të Durrësit, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën një ditë pas konflikti fizik me një të mitur 16-vjeçar dhe vëllain e tij 18-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur më datë 9 nëntor, kur viktima dyshohet se kishte sharë dhe fyer një fëmijë të vogël. Pas kësaj, fëmija i është ankuar vëllait të tij, 18 vjeç, i cili është përfshirë në sherr me 52-vjeçarin.

Gjatë përplasjes, i riu e ka goditur me grusht viktimën, e cila është rrëzuar dhe ka goditur kokën në tokë. 52-vjeçari është transportuar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë të hënën me datë 10 nëntor në spitalin e Traumës.

Policia ka bërë të ditur se adoleshenti 18-vjeçar është arrestuar, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit