Gjendet salmonela në një ngarkesë me mish pule nga Rumania në Prizren

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.11.2025, 13:46

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës (AUV) ka njoftuar se është zbuluar prania e bakterit salmonela spp, në një ngarkesë me mish pule të importuar nga Rumania.

Sipas njoftimit të AUV-së, rasti është identifikuar pas një kontrolli të kryer në bazë të njoftimit nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim (RASFF). Gjatë inspektimeve, është konstatuar se në sasinë prej 27.7 kilogramë mish pule nga një llot i caktuar, është gjetur prania e bakterit.

Menjëherë pas konstatimit, AUV-i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, duke asgjësuar të gjithë sasinë e ndotur në përputhje me procedurat dhe standardet e sigurisë ushqimore.

Institucioni thekson se po monitoron me kujdes situatën, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe me bizneset që merren me importin e mishit, për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

AUV-i ka theksuar se për detaje të reja publiku do të njoftohet me kohë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit