Buxheti 2026: Rritje e shpenzimeve për sigurinë, ulje drastike për arsimin dhe mbrojtjen sociale

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12.11.2025, 11:02

Projektbuxheti për vitin 2026 tregon një dekostrukturim të lehtë të prioriteteteve publike. Përqindja e fondeve për sigurinë dhe mbrojtjen po rritet, ndërsa shpenzimet për arsimin dhe mbështetjen sociale pësojnë ulje të lehtë.

Sipas të dhënave zyrtare, fondi për shërbimet e përgjithshme publike do të arrijë 68,5 miliardë lekë, duke përfaqësuar 7,7% të shpenzimeve totale, nga 7% këtë vit. Kjo rritje reflekton fokusin në administratë dhe menaxhimin e politikave publike.

Në të njëjtën kohë, fondet për mbrojtjen rriten në 43 miliardë lekë (4.9% të totalit), për t’u përshtatur me angazhimet në modernizimin e forcave të armatosura dhe detyrimet si anëtar i NATO-s. Rritje të ngjashme pëson edhe sektori i rendit dhe sigurisë, ku fonde i kushtohet 55,8 miliardë lekë (6.3%), që është një ngritje e lehtë krahasuar me këtë vit.

Nga ana tjetër, investimet në ekonomi dhe infrastrukturë mbeten të qëndrueshme, me rreth 9.4% të buxhetit. Por, financimi për arsimin dhe shëndetësinë pëson ndryshime të vogla dhe të lehta në drejtim të uljes: arsimi zë 8% të buxhetit, ndërsa shëndetësia ruan peshën e saj të mëparshme, 9.2%.

Më e ndjeshmja është mbështetja sociale, që përfshin pensionet dhe ndihmat ekonomike, e cila zë 27.3% të shpenzimeve në vitin 2026, edhe pse ka një ulje të vogël. Fondet e tjera të paklasifikuara, si ato për interesat e borxhit dhe fondet kontingjente, planifikohen të jenë rreth 194 miliardë lekë, ose 21.9% e totalit të buxhetit.

Një tjetër vërejtje e rëndësishme është struktura e shpenzimeve për mjedisin, kulturën dhe fenë, ku fondet janë jashtëzakonisht të ulëta. Mjedisi përfiton vetëm 0.2% të buxhetit, shumë më pak se mesatarja europiane që varion mes 1.5 dhe 3%. Kulturës dhe fesë i kushtohet vetëm rreth 0.8%, duke e bërë këto sektorë së fundmi të prioritet për politikat publike, pavarësisht potencialit për zhvillim ekonomik dhe turistik.

Burimi: Ministria e Financave

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit