Nëna e saj po lufton për jetën, Marinela ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.11.2025, 11:07

KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË MARINELEN TË KONTRIBUOJË NË LINKUN E GOFUNFME

Një thirrje zemre ka mbërritur në redaksinë tonë. Është zëri i dridhur i një vajze të re, Marinelës, e cila kërkon ndihmë për njeriun më të shtrenjtë të jetës së saj, nënën.

Nëna e saj po përballet me një betejë të pabarabartë me kancerin e fshikëzës së tëmthit, tashmë në fazën e katërt, një sëmundje e pamëshirshme që ka filluar të përhapet edhe në mëlçi. Çdo ditë që kalon është një luftë mes dhimbjes dhe shpresës.

Marinela, e re në moshë por e rënduar shpirtërisht, nuk është dorëzuar. Me gjithë mundësitë që ka, ajo është nisur bashkë me nënën drejt Turqisë, ku mjekët kanë dhënë një rreze shprese për vazhdimin e trajtimit. Por shpresa ka një kosto të lartë, shumë më të madhe se ajo që Marinela mund të përballojë e vetme.

Çdo ndihmë, çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëhet jetë për një nënë dhe shpëtim për një bijë që nuk pranon të humbasë njeriun e saj më të dashur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit