Benzi ku u vra Dani në pronësi të tij? ‘Visi i garave’: Zot na ruaj, s’mbaj mend të kem një të tillë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.11.2025, 10:54

Elvis Kosova, për të cilin u raportua se ishte pronari i automjetit tip Benz ku po udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani gjatë atentatit të Rinasit, ka reaguar duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen. Ai thekson se makina është në pronësi të kompanisë së tij dhe nuk ka pasur kurrë pronësi personale mbi të.

Në një koment në rrjetet sociale, Kosova shkruan se nuk mban mend të ketë pasur ndonjëherë atë automjet dhe se është e pamundur të dijë për hyrjet dhe daljet e makinave nga kompania e tij.

"As nuk e mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë këtë makinë. Nuk është në emrin tim fare, është në emër të kompanisë. Sa makina hyjnë e dalin nga kompanitë e mia, s'di, s'kam fjalë me këto. Zot na ruaj."-shkruan Vis Kosova në një koment në rrjete sociale.

Elvis Kosova nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi më herët ka qenë objekt i hetimeve. Verën e këtij viti, sasia e lëndës plasëse u vendos në portën e garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë”, ndërsa në gusht të vitit 2024 ai u ndalua për përvetësimin e një makine luksoze “Audi R8” përmes mashtrimit, e cila ishte sjellë fillimisht nga Gjermania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit