Ministrja Koçiu, afati 30 ditësh mbaroi! Çfarë do ndodhë me skuterat?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.11.2025, 11:46

Një muaj më parë, ose më saktësisht më 12 tetor, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu gjatë një takimi me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vendosi për ndalimin e monopatinave elektrike, apo siç njihen ndryshe skutera elektrikë dhe njoftimi u bë publik nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, pa asnjë dokument zyrtar apo shkresë me vulë, ashtu siç e parashikon ligji.

Menjëherë, të nesërmen e 13 nëntorit, Policia e Shtetit, ajo Rrugore dhe Bashkiake u mobilizuan për të ndaluar dhe sekuestruar çdo mjet të mundshëm elektrik, qoftë skuter, motor, apo biçikletë, që shumë qytetarë i përdorin për të shkuar në punë dhe shkollë duke shmangur trafikun por edhe nga halli, pasi në orët e vona transporti publik është jofunksional.

Vetëm gjatë kësaj të hëne, ku shumë qytetarë nuk ishin të informuar për këtë pseudoligj, të padeklaruar zyrtarisht, Policia sekuestroi me dhjetëra mjete elektrike, ndërkohë që shoqëroi në Komisariat edhe ata që nuk iu bindën këtij urdhëri.

Me pretekstin se mjetet janë pa dokumente zyrtare dhe përbëjnë rrezik për qarkullimin, pasi janë shtuar aksidentet e tilla, Policia sekuestroi këto lloj mjete duke i hequr fare nga qarkullimi pa sqaruar se mbi çfarë baze ligjore po vepron për ndalimin dhe marrjen e monopatinave dhe mbi të gjitha çfarë do ndodhë me këto mjete të sekuestruara.

Pas disa protestave në ambientet e Komisariatit të Policisë Rrugore, kjo e fundit njoftoi se mjetet e sekuestruara do të mbahen 30 ditë deri sa të rregullohet me ligj ndalimi dhe përdorimi i tyre, pa shpjeguar fare se si do jetë ligji, cilën kategori përdoruesish prek, apo më kryesorja si do kthehen mjetet elektrike te pronarët e tyre kur gjatë sekuestrimit në shumicën e rasteve nuk është mbajtur asnjë procesverbal për emrat apo llojin.

Duke besuar se ky ligj do krijohet shumë shpejt dhe mjetet e tyre do mund t'i përdorin sërish, dhjetëra qytetarë i janë drejtuar redaksisë tonë duke kërkuar shpjegime mbi ligjin dhe se a mund t'i përdorin mjetet elektrike, ata që i kanë shpëtuar aksionit të sekuestrimit.

Por kur vetë Ministrja Albana Koçiu, që e konsideron Shqipërinë vend të sigurtë e pa vrasje, s'di çfarë bëhet dhe ku është, çfarë ligji mund të pritet për qytetarët?

Afati 30 ditor i vendosur për ligjin për ndalimin e skuterave ka mbaruar, por askush s'ka në duar një dokument që tregon rregullat strikte për përdorimin e tyre, kategorinë e lejuar, moshën, apo edhe kushtet e përdorimit të tyre. Në Italinë fqinjve, qeveria ka vendosur disa rregulla strike, për të shmangur aksidentet me këto mjete. Çdo monopatinë elektrike duhet të pajiset me një targë identifikuese, e cila do të vendoset në një vend të dukshëm. Po ashtu, targa duhet të shërbejë si një mjet për regjistrimin dhe kontrollin e monopatinave në nivel kombëtar. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është detyrimi për të mbajtur kaskë mbrojtëse, i cili tashmë përfshin edhe të rriturit. Edhe vende të tjera si Greqia, Italia, Franca kanë miratuar ligje specifike që rregullojnë qarkullimin e tyre.

Por në Shqipërinë tonë, ku çdo ditë ndodhin atentate, vrasje, aksidente tragjike, pasi rrugët janë kthyer në pista garash, qeveria e ka mendjen te paketet e maleve dhe deteve për të pasuruar oligarkët, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu te deklaratat në ajër pa asnjë bazë të vërtetë, ndërsa krahu i saj i djathtë, 'kukulla e kriminelëve', Ilir Proda e ka mendjen te dekorimet, nderimet dhe takimet nga zyra sa për sy e faqe.

Denoncimi 1:

Pershendetje joq! Doja te riktheja dhe njehere ne vemendje problemin e skuterave.Po behet gati 1 muaj qe na jane sekuestruar skuterat dhe sa here pyesim ne polici na thone “zdim gje” shume te tjere vazhdojne te qarkullojne me skutera,bin bin vazhdojne te jene ne qarkullim nderkohe ne na eshte marre prona jone pa te drejte dhe pa na thene se kur do te na kthehet.Eshte mjet i domosdoshem pune,per mua dhe shume te tjere eshte zgjidhje per te shkruar ne pune.Distanca e larget mbas 8-9 oresh pune per ne shtepi na e zgjidhte gjithnje skuteri elektrik.Eshte prona jone,e marr pa te drejte dhe pa paralajmerim te paten disa dite para qe te merreshin masa.Nuk e dim dhe sa do tevazhdoj kjo mbajtje “peng” e mjeteve tona. Ju lutem publikojeni per ta rikthyer dhe njehere ne vemendje.

Denoncimi 2:

Përshëndetje JOQ, Prej disa javësh Policia e Shtetit ka mbledhur skuterat elektrikë të qytetarëve dhe i ka lënë të parkuar përpara komisariatit, në shi e në diell, pa asnjë mbrojtje. Këto mjete janë të blera nga qytetarët për punë, shkollë dhe nevoja të përditshme, dhe shumë prej tyre janë marrë me kredi. Tani kanë mbi një muaj që qëndrojnë të ekspozuar, me rrezik që bateritë të dëmtohen, e askush nuk po mban përgjegjësi. Nëse skuterat prishen, kush do të kompensojë dëmin? Pse konfiskohen mjetet personale të qytetarëve dhe mbahen në kushte të tilla? Kërkojmë sqarim dhe zgjidhje urgjente nga institucionet përkatëse, që të mos dëmtohen më njerëzit e thjeshtë për vendime të paarsyeshme.

Denoncimi 3:

Pershendetje ,doja te pyesja nese ka ndonje njoftim ne lidhje me ligjin per levizjen me skutera sepse njoftuan qe brenda 30 ditesh do te nxirrej nje ligj i ri dhe jemi duke pritur te gjithe por mendoj se nese neve nuk interesohemi per dicka qe neve na hyn ne pune ,ata nuk do te interesohen dyfish per ta marr ne konsiderat si dicka te domosdoshme per ne qe e perdorim per pune . Do doja te benit nje postim ose dicka sepse te pakten fjala juaj nuk bie ne vesh ne shurdhet .Gjithashtu doja te vija ne dukje se ne rruge nuk kalojn vetem skuterat por cdo person i papergjegjshem i cili tani ka filluar leviz me biciklet meqe skuterat u ndaluan dhe smendoj se esht faji i mjetit te transportit por i njerzve te cilet shkelin rregullat dhe i pesojm te gjithe ne sebashku qoft dhe jo ne gabim. Faleminderit do te deshiroja te ngelesha anonim

Denoncimi 4:

Ore cfare u be me monopatinat, do nxjerrin ndonje rregullore keta qe swkuestruan monopatinat njerezve kot, pa ligj pa asnje te drejte. Sikur thane per 30 dite do shperndaheshin ato dhe do benin rregullore, ku rregullorja, se me keta ke frike te dalesh se i teket policit do monopatine, ta merr ty dhe e perdor per vete apo dhe e shet. Se problemi eshte se ne qarkullim jane vec idiotet, ata qe hipin nga dy vete, minorenet, apo ata qe rrijne mes korsise se dy makinave, si ata qe keni postuar ju dhe po pane te tille, qeveria i bie shkurt sic i ra, jua heq te gjitheve se sduan te punojne e fusin trurin ne pune e te ndeshkojne vec ata qe thyejne rregullat.

Denoncimi 5:

'Pershendetje JOQ, dini gje te dalesh me monopatin tani, a ta marrin idiotet? se thane ligji per 30 dite

Denoncimi 6:

Pershendetje joq than per ligjin e skuterave se do dal per 1 muj muj neser bohet dhe keta as nuk thon gje asigjo mund te hedhesh nje postim nqoftse mundesh

Denoncimi 7:

Prsh joq kur do e beni nje postim per skuterat per ligjin e tyre se ata than qe ne fillim te nentorit do e nxirrnin po me sa duket kan harruar ju lutem se vetem ju jeni zeri jone

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit