“Fletëvotimi nga Barja qenka shëtitur nëntë kilometra, paska shetitur shtatë fshatra”- Vazhdojnë parregullsitë në vota në Mitrovicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.11.2025, 11:02

Në Mitrovicën e Jugut po vazhdon denoncimi i rasteve të keqpërdorimit të votës së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në këtë komunë.

Adil Behramaj ka denoncuar rastin e një fletëvotimi të fshatit Bare, sipas të cilit ka kaluar në Tunel të Parë. Behramaj shprehet me ironi duke thënë se fletëvotimi në fjalë “i paska vizituar shtatë fshatra”.

“Ky fletëvotim nga Bare qenka shëtitur 9 kilometra, i paska vizituar 7 fshatra dhe paska përfunduar në Tunel të Parë. Tybe unë s’di kur kam ecë kështu. Ma shumë liri fletëvotimi sesa zgjedhjet në Mitrovicë”, ka shkruar ai.

“Falë kujdesit të hajnave të Faton Pecit, Qeverisë dhe KQZ-së, demokracia dhe zgjedhjet atje u shndërruan në aventurë”, përmbyllet shkrimi i tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit