Muçi Shaljani mori 10 plumba në trup, ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.11.2025, 10:31

Muçi Shaljani, 42-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është i intubuar në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ndërsa mjekët bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore vazhdon të jetë e paqëndrueshme dhe e rrezikuar.

Sipas mjekëve, Shaljani ka marrë dy plumba në kokë dhe plagë të shumta në trup, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë, nuk mund t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Personeli mjekësor po monitoron çdo parametrin e tij jetësor, duke bërë të pamundur çdo lëvizje që mund të rrezikojë më tej gjendjen e pacientit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një atentati mafioz ku Gilmando Dani u ekzekutua, ndërsa Shaljani po lëvizte si shofer në makinën tip Benz të bardhë. Autorët, të armatosur dhe të dyshuar për lidhje kriminale, u larguan menjëherë pas sulmit me një mjet Toyota Yaris me targa greke, i cili u gjet pak minuta më vonë i djegur në fshatin Halil.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit