I vrarë me çdo kusht, 100 plumba në drejtim të “Benz-it” për të eleminuar krahun e djathtë të Shullazit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.11.2025, 10:29

Një ditë pas atentatit të ndodhur mesditën e djeshme në rrethrrotullimin e Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani, hetimet paraprake flasin për një sulm të planifikuar me kujdes dhe të ekzekutuar nga persona me përvojë kriminale. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjithçka është kryer në mënyrë profesionale, duke lënë të kuptohet se autorët kanë ndjekur çdo lëvizje të viktimës.

Gilmando Dani, një emër i njohur i botës së krimit dhe i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ishte liruar nga burgu vetëm një vit më parë. Ai kishte vuajtur një dënim prej 12 vitesh për gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje, në kuadër të një grupi kriminal. Lirimi i tij ishte bërë me kusht, pasi kishte përfunduar pjesën më të madhe të dënimit. Megjithatë, mbyllja e çështjeve me drejtësinë nuk e kishte shpëtuar Danin nga konfliktet e hapura me grupe të tjera kriminale, konflikte që, sipas të gjitha gjasave, i morën jetën në mesditën e së martës.

Të dhënat hetimore tregojnë se Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, i cili punon në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), kishin udhëtuar së bashku më 7 nëntor drejt Barcelonës, ku kishin qëndruar për katër ditë. Dyshja ishte kthyer në Shqipëri mesditën e djeshme, dhe sapo kishin marrë makinën në parkimin e aeroportit, janë qëlluar me breshëri plumbash nga autorët e atentatit.

Sipas të dhënave paraprake autorët e kanë dashur Danin patjetër të vdekur dhe si fillim të katërt kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të "Benz-it", më pas njëri prej tyre është afruar pranë xhamit të pasagjerit ku ndodhej viktima dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tij, pasi është siguruar se Dani ka ndërruar jetë është larguar qetësisht drejt makinës, ku janë larguar n% drejtim të Fushë-Krujës. Sipas të dhënave nga grupi hetimor rreth 100 plumba kallashnikovi janë derdhur mbi mjetin luksoz.

Marrëdhënia mes Danit dhe Shaljanit është e hershme dhe miqësore, por prania e këtij të fundit në strukturat e AMP-së ka ngritur shumë pikëpyetje. Hetimet po përqendrohen edhe tek mënyra se si Shaljani është rekrutuar në këtë institucion në muajin shtator dhe nëse ka kaluar të gjitha filtrat dhe kriteret e sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit