Të rinjtë shqiptarë përdorin kontraceptivë dhe kryejnë aborte duke ndjekur këshillat e internetit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.11.2025, 10:03

Një fenomen shqetësues po përhapet mes të rinjve shqiptarë: gjithnjë e më shumë prej tyre po shmangin konsultat mjekësore dhe po përdorin metoda kontraceptive bazuar në informacionet që gjejnë në internet apo nga ndikimet e shoqërisë.

Ky është alarmi që ngre Qendra Aleanca Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, e cila në një studim të fundit thekson se shumë të rinj marrin pilula kontraceptive apo kryejnë aborte pa u këshilluar me mjekë specialistë.

Sipas ekspertëve, interneti dhe rrjetet sociale po shndërrohen në burime kryesore të informacionit për shëndetin seksual, duke çuar shpesh në keqinformim dhe praktika të pasigurta për shëndetin riprodhues.

Përfaqësuesit e kësaj qendre theksojnë rëndësinë e përfshirjes së specialistëve të fushës në çdo diskutim mbi shëndetin riprodhues dhe legjislacionin përkatës.

Është thelbësore që zëri i ekspertëve të dëgjohet, për të shmangur keqinformimin dhe për të mbrojtur shëndetin e të rinjve.”

Ekspertët kërkojnë që çdo ligj apo nismë e re në këtë fushë të shpjegohet me gjuhë të thjeshtë dhe të qartë për qytetarët, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet dhe abuzimet nga rrymat konservatore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit