U plagos në atentatin e Rinasit, Muçi i AMP-së 14 vite më parë u përplas me Tahirin: Kujt i ha…se je deputet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.11.2025, 08:31

Një atentat mafioz tronditi mesditën e 11 nëntorit zonën pranë Aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua me breshëri plumbash 47-vjeçari Gilmando Dani, i njohur si një prej njerëzve më të afërt të Emiljano Shullazit. Vetëm një vit pasi ishte liruar nga burgu, Dani udhëtonte nga Barcelona drejt Tiranës së bashku me mikun e tij, agjentin e AMP-së Muçi Shaljani. 25 minuta pas uljes së avionit, makina e tyre u sulmua me armë në rrethrrotullimin pranë aeroportit. Dani mbeti i vdekur, ndërsa Shaljani mori plagë në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike.

Muçi Shaljani, që sot mban detyrën e agjentit të Mbikëqyrjes Policore, është një emër që ka qenë më parë në qendër të vëmendjes publike. Në vitin 2011, ai u përfshi në një përplasje të fortë me deputetin e atëhershëm të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, gjatë një proteste pranë Ministrisë së Brendshme. Ngjarja nisi pas një debati verbal, ku Shaljani dhe vëllai i tij u konfliktuan fizikisht me Tahirin, në një kohë kur tensionet politike mes mazhorancës dhe opozitës ishin të larta.

Sipas dëshmive të kohës, deputeti Tahiri ishte prezantuar në vendin e ngjarjes duke kërkuar qetësi, por reagimi i Shaljanit ishte i ashpër dhe përçmues. Ai i ishte përgjigjur me fjalët “E kujt i ha se ti je deputet”, çka përshkallëzoi situatën në një konfrontim fizik. Episodi e bëri Shaljanin të njohur në publik për sjelljen e tij sfiduese ndaj një përfaqësuesi të pushtetit, shumë përpara se të angazhohej në administratën shtetërore dhe të përfundonte në qendër të një tjetër ngjarjeje të përgjakshme si kjo e Rinasit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit