Emiriana Sako lë rrugët në mëshirë të fatit, banorët e Durrësit ankohen për dëmtimet e makinave

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.11.2025, 23:32

Banorët dhe shoferët e Durrësit vijojnë të përballen me gjendjen e rënduar të rrugëve, duke denoncuar mungesën e ndërhyrjeve nga autoritetet përgjegjëse. Një qytetar që përdor rrugën që lidh zonën e Sektor Rinia, në zonën industriale të qytetit, thotë se çdo muaj është i detyruar të dërgojë makinën në servis, ndërsa çdo javë i duhet ta kontrollojë në gomisteri për shkak të dëmtimeve nga rruga.

“Paguajmë taksa, por nuk shohim asnjë rezultat. Rruga është e mbushur me fabrika dhe askush nuk merr masa për mirëmbajtjen e saj,” shprehet qytetari.

Rruga, e cila kalon përmes një zone ku ndodhen shumë fabrika, është një arterie kyçe për qarkullimin e mjeteve të transportit dhe për qasjen në aktivitetet industriale. Megjithatë, sipas banorëve, gjendja e saj ka vite që është e degraduar dhe askush nuk po merr masa për rikonstruksion ose mirëmbajtje.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Durrësit për të përmirësuar infrastrukturën rrugore. Ata theksojnë se nuk kërkojnë vetëm një rikonstruksion të thjeshtë, por një plan të qëndrueshëm mirëmbajtjeje, që të parandalojë dëmtimin e mëtejshëm të rrugës dhe automjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit