Rikthehet “psikiatria” e TikTok: Vajza tërheq macen zvarrë për klikime

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.11.2025, 23:18

Keqtrajtimi i kafshëve vijon të mbetet një fenomen shqetësues në Shqipëri, pavarësisht denoncimeve të përditshme që mbërrijnë në redaksinë e JOQ. Së fundmi, një tjetër rast abuzimi është shfaqur në rrjetin social TikTok, ku një vajzë është filmuar teksa tërheq zvarrë një mace brenda në shtëpi, vetëm për të marrë më shumë klikime dhe vëmendje.

Në videon që po qarkullon gjerësisht, vajza shfaqet duke kapur macen nga bishti dhe duke e rrotulluar në tokë, ndërsa kafsha e tronditur përpiqet të largohet. Sjellja e saj ka shkaktuar indinjatë të madhe te shikuesit, të cilët kanë dënuar ashpër aktin çnjerëzor dhe e kanë denoncuar atë pranë redaksisë.

Ajo madje publikoi një video të dytë, ku përpiqet ta justifikojë sjelljen. “Unë tu marrë me të mira macen pasi e tërhoqa zvarrë gjithë shtëpisë,” shkruan vajza, duke e paraqitur situatën sikur bëhej fjalë për një lojë të padëmshme.

Raste të tilla ngren sërish shqetësimin mbi mungesën e ndërgjegjësimit dhe ndëshkueshmërisë ndaj abuzimit me kafshët, një fenomen që po shfaqet gjithnjë e më shpesh nëpër rrjete sociale, ku disa individë kërkojnë famë në kurriz të dhimbjes së kafshëve të pambrojtura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit