Polici spanjoll kapet duke negociuar çmimet e drogës për mafien shqiptare

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.11.2025, 22:03

Një ish-shef i antidrogës në Spanjë, Faustino Nogales, ka tronditur Policinë Kombëtare pas zbulimit se bashkëpunonte me mafien shqiptare, duke negocuar çmimet e drogës në ishujt Majorka dhe Ibiza.

Sipas mediave spanjolle, Nogales, ish-shefi i Grupit II të Narkotikëve, punonte për organizatën kriminale të udhëhequr nga serbi Stefan Milojeviç, e cila kontrollonte mbi 50% të tregut të drogës në ishuj. Përgjimet telefonike zbulojnë se inspektori negocionte me blerësit çmimin përfundimtar të drogës, duke ndërhyrë në favor të mafies shqiptare.

Operacioni antidrogë “Enroque Manso Bal” ka rezultuar në 76 të arrestuar, 1,54 milionë euro të sekuestruara dhe mbi tre ton drogë të konfiskuar, duke shënuar një nga goditjet më të mëdha ndaj trafikut në Baleare.

Nogales ndodhet në burg që nga 14 gushti dhe pas më shumë se dy muajsh në izolim në Palma është transferuar në burgun Estremeras, për të garantuar sigurinë e tij dhe kushte më të përshtatshme gjatë hetimit.

Hetimet tregojnë se organizata kriminale, nën drejtimin e Milojeviç, ishte përgjegjëse për furnizimin e shumicës së pikave të shitjes së drogës në ishujt spanjollë dhe për pastrimin e parave të trafikut, duke e bërë rastin një nga më kompleksët në trafikun evropian të drogës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit