Atentati në Rinas/ Zbulohet roli i informatorit: Ndiqte viktimat që nga aeroporti

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.11.2025, 21:42

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i sotëm pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Mustafa (Muço) Sheqeri, i njohur si Shaljani.

Sipas burimeve hetimore, policia ka identifikuar një prej personave që dyshohet të ketë qenë informatori i atentatit. Ky person ka ndjekur Danin dhe Shaljanin që nga momenti i daljes së tyre nga aeroporti, ku kishin marrë automjetin tip “Benz”, i cili ishte parkuar që nga data 7 nëntor, dita e kthimit nga Barcelona. Fillimisht i maskuar me syze, ai më pas është shfaqur me fytyrën e zbuluar, duke ndihmuar grupin hetimor në identifikimin e tij.

Informatori qëndronte vetëm disa dhjetëra metra larg viktimave dhe komunikonte në kohë reale me autorët, të cilët ndodheshin në një automjet tip “Toyota”. Autorët kishin arritur në vendngjarje disa minuta përpara, duke shfrytëzuar vonesën prej rreth 40 minutash të avionit të viktimës.

Në momentin e ekzekutimit, tre persona qëlluan me tre armë automatike tip “Kallashnikov” drejt makinës “Benz”. Shaljani tentoi të dalë nga automjeti, por plagët e rënda e penguan. Më pas, një nga autorët zbriti dhe ekzekutoi Gilmando Danin nga afër me pistoletë.

Pas krimit, autorët u larguan drejt fshatit Halil, ku dogjën “Toyota”-n dhe armët e përdorura për të zhdukur provat. Nga breshëritë e plumbave u dëmtuan edhe disa biznese përreth, fatmirësisht pa viktima të tjera.

Policia konfirmon se informatori do të shpallet në kërkim për bashkëpunim në vrasje me paramendim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë ende në zhvillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit