Matin e fitoi “KA*IDATI” i PS! Kështu e prezantonte Agron Malaj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.11.2025, 21:07

Partia Socialiste rezultoi fituese e zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit në të pesta bashkitë e vendit ku u zhvillua ky proces, duke zhytur opozitën në një hendek më të thellë dëshpërimi pas humbjeve të mëparshme.

Mati ishte një prej bashkive ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme. Kjo pasi kryebashkiaku i zgjedhur nga qytetarët Agron Malaj, zgjodhi të braktisë në gjysëm mandatin e besuar, për shkak të interesave të partisë Socialiste për të fituar një deputet më shumë në zonë.

Mirëpo edhe pse fitoi mandatin e deputetit, Malaj nuk nguroi të merrte pjesë në fushatën e kandidatit të PS-së në Mat Altin Bojni.

Gjatë prezantimit të programit qeverisës që Bojni kishte për Matin, Malaj krijoi disa gafa në fjalimin e tij, duke e quajtur shpesh atë “KA*IDAT". Videoja është bërë virale dhe ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të të pranishmëve, por edhe të publikut të gjerë.

Dhe për t’i bërë këto punë duhet një KA*IDAT i provuar në institucionet e Matit. Një KA*IDAT i provuar si një menaxher i zoti. Por edhe një KA*IDAT që e njeh mirë pushtetin lokal,” tha Malaj.

Një qytetar që mbeti i habitur nga kjo deklaratë e papritur, ka shkruar: “Përshëndetje JOQ Albania. Dëgjojeni pak deputetin e Matit Agron Malaj!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit