Vetëm 50 metër larg komisariatit, ja si e gjunjëzoi krimi sot policinë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.11.2025, 18:40

Atentati i Rinasit që tronditi vendin ditën e sotme ndodhi vetëm 50 metër larg komisariatit të Policisë që ndodhet pranë aeroportit.

Sipas të gjithë rrethanave, autorët duket se janë anëtarë të krimit të organizuar, pasi kanë vepruar me “saktësi kirurgjikale”. Krimi ndodhi në nga zonat e cila cilësohet si me e sigurta në vend, ku shpesh kalojnë dhe personalitetet të rëndësishme politike të Shqipërisë apo edhe ndërkombëtare.

Viktimë e të shtënave meti Gilmando Dani, 47 vjeç, dhe u plagos rëndë 40-vjeçari Muçi Shaljani, i njohur si “Sheqeri”, aktualisht agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Autorët dyshohet të kenë qenë 4 persona, dy në rolin e qitësit, një në rolin e shoferit të automjetit “Toyota” që u gjet i djegur në fshatin Halil të Krujës, dhe një person i katërt, i cili dyshohet se i ka pritur pjesëtarët e tjerë të grupit pas djegies së makinës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20, në rrethrrotullimin e Rinasit, vetëm 25 minuta pasi Dani dhe Shaljani ishin kthyer nga Barcelona, ku kishin udhëtuar më 7 nëntor dhe ishin rikthyer sot, në orën 13:55.

Në kontrast me deklaratat e ministres Albana Koçiu, për të cilën “Shqipëria është një vend i sigurtë që ka dalë nga çdo listë e zezë krimi”, ngjarja e sotme dëshmon të kundërtën.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit