JOQ ALBANIA ka siguruar pamje të tjera të atentatit mafioz të ndodhur ditën e sotme në Rinas.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si Gilmando Dani ka mbetur i vrarë në sediljen e pasagjerit nga breshëria e plumbave, ndërsa shoferi i tij Mustafa Sheqeri alias Muç Shaljani i plagosur dhe në grahmat e fundit të jetës.
Mustafa Sheqeri kishte rreth tre muaj në AMP.
Atentati në rrethrrotullimin e Rinasit ndodhi teksa Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u kthyen nga Barcelona ku dyshohet se ndodheshin prej datës 7 nëntor. Makina e tyre ka qenë e parkuar në Rinas që në këtë datë dhe ditën e sotme që janë kthyer kanë marrë automjetin, ku u pritën nga breshëria e plumbave.
Dani njihet si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit, por atentati i sotëm nuk dihet se çfarë motivi ka.