Muçi Shaljani i plagosur rëndë me plumb në kokë, shoqëronte krahun e djathtë të Shullazit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.11.2025, 16:55

Janë zbardhur të tjera detaje lidhur me atentatin e ndodhur ditën e sotme, ku humbi jetën Gilmando Dani. Në ngjarje mbeti i plagosur rëndë edhe Muçi Shaljani, i njohur ndryshe si “Sheqeri”, i cili punon pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Sipas burimeve zyrtare, Shaljani ka pësuar një plagë të rëndë në kokë dhe është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Aktualisht ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Nga të dhënat e para të policisë, mësohet se Shaljani po shoqëronte Gilmando Danin në momentin e atentatit. Të dy ndodheshin në zonën e Rinasit, kur u qëlluan me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Forcat e rendit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa pista e hetimit mbetet e hapur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit