Në lagjen “Pavarësia – Skelë” të Vlorës, banorët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj veprimeve të Policisë Bashkiake, e cila, sipas tyre, ka ndërhyrë për të hequr tavolinat dhe karriget që ata përdornin për pushim përpara bizneseve dhe banesave të tyre.
Banorët janë shprehur se ndihen të zhgënjyer, pasi ndërhyrja ka ardhur vetëm dy ditëve pas zgjedhjeve, duke vënë në dukje se kryetarja që kanë votuar, tashmë po shfaq realitetin duke u ushtruar presion atyre. Ata kanë theksuar se bizneset në zonë janë të mbyllura dhe se tavolinat e karriget jaë vendosur me leje, por pavarësisht kësaj, policia bashkiake ka vendosur t’i largojë.
Sipas tyre, kjo situatë nuk është e re, pasi edhe më parë, ndonëse kishin marrë leje për vendosjen e tyre, autoritetet bashkiake ua kishin prishur. Banorët e kanë konsideruar sjelljen e policisë si të papërshtatshme dhe kanë kërkuar që Bashkia e Vlorës dhe kryetarja Bruna Mersini të reagojnë.
Ndërhyrja e fundit lidhet me zbatimin e rregullave për hapësirat publike, por banorët pretendojnë se këto masa po zbatohen në mënyrë të padrejtë dhe selektive, duke prekur kryesisht qytetarët e zakonshëm dhe bizneset e vogla.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje! A mund te bej 1 denoncim sot. Policia bashkiake Vlore! Respekte se jane me injorantet e mundeshem
Ja lagja pavaresia skele. Shteti qe votuam dje sot na vjen vetem ne se aty perreth nuk nuk vijne, biznesi i mbyllur Nderkohe.. heqin karrige e tavolina. Ka qene keshtu edhe pse me leje na e prishen tani na heq polici tavolin qe rrime vet