Mbeti i plagosur në vrasjen e besnikut të Shullazit, i plagosuri Muçi dyshohet punonjës i AMP

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.11.2025, 15:52

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së martës pranë aeroportit të Rinasit, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë. Viktima e sulmit është identifikuar si Gilmando Dani 47 vjeç, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

I plagosuri rëndë është Muçi Shaljani Sheqeri 40 vjeç, i cili ndodhej në timonin e një mjeti të blinduar gjatë atentatit. Sipas burimeve, ekzistojnë dyshime se ai mund të jetë punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, çka vështirëson edhe më shumë hetimet për ngjarjen.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivet e sulmit, duke mbledhur prova dhe dëshmi në vendngjarje. Ngjarja thekson rrezikun e përhershëm të dhunës së armatosur mes grupeve kriminale në vend dhe shqetësimin për sigurinë pranë zonave të banuara dhe institucioneve publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit