“Benz”-i luksoz ku u ekzekutua Dani në pronësi të Elvis Kosovës, iu vu tritol disa muaj më parë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.11.2025, 15:17

Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, është ekzekutuar pasditen e sotme pranë aeroportit të Rinasit. Ai po udhëtonte bashkë me një person tjetër me një Mercedes të bardhë luksoz, kur autorët i zunë pritë me një tjetër automjet dhe qëlluan me breshëri plumbash.

Dani ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi tjetër, i cili ishte me të, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Identiteti i tij ende nuk është konfirmuar plotësisht, por mësohet se ka mbiemrin Muça.

Autorët kanë qëlluar me kujdes nga pozicioni i pasagjerit në automjetin e tyre, duke goditur Dani-n. Viktima mbeti e bllokuar në automjet, dhe u desh ndërhyrja e policisë për të thyer xhamin. Automjeti i përdorur nga Dani ishte në pronësi të Elvis Kosovës.

Kujtojmë se në korrik të këtij viti në garazhin e Kosovës shpërtheu një sasi tritoli, ku dyshohet se shënjestër e atentatit ishte ky i fundit, por shpërthimi solli vetëm dëme materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit