Atentati në Rinas, shuplaka që krimi i dha ministres Koçiu dhe Shqipërisë së saj të sigurt

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.11.2025, 15:08

Pak orë pasi ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, deklaroi me bindje se Shqipëria është një vend i sigurt, duke theksuar uljen e vrasjeve dhe rritjen e zbulueshmërisë së krimeve në 94%, realiteti duket se kishte një tjetër plan tragjik. Një atentat me armë zjarri pranë aeroportit të Rinasit tregoi se rendi dhe siguria, të cilat ministrja i përshkruante si të paprekshme, mund të jenë thjesht slogane që shërbejnë për të gënjyer popullin shqiptar se ka siguri në vend.

Një makinë Benz e bardhë, e blinduar dhe në pronësi të Elvis Kosovës, u qëllua, duke lënë pas një të vrarë dhe një të plagosur. Viktima është Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosuri me mbiemrin Muca. Ngjarja, që ndodhi ditën brenda një zone të supozuar të mbrojtur, përforcon ironinë tragjike: ndërsa ministrja flet për rend dhe siguri, krimi i organizuar vepron në sy të të gjithëve, duke sfiduar çdo statistikë dhe raport të paraqitur me bindje.

Kjo ngjarje shërben si shembull i largimit mes retorikës dhe realitetit. Ndërsa deklaratat zyrtare për ulje të vrasjeve dhe konfiskim të parave të krimit mund të ngjajnë si fitore simbolike, atentati në Rinas tregon se kriminaliteti në Shqipëri nuk është vetëm i pranishëm, por edhe i aftë të godasë në qendrat më të mbrojtura të vendit. Për qytetarët, siguria mbetet një ideal, jo një realitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit