Arrestohet një i huaj në Lipjan, dyshohet se keqpërdori fëmijët për pornografi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.11.2025, 09:11

Një shtetas i huaj është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve për pornografi”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30.

“Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku edhe u intervistua.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit