Varfëria dhe sëmundja e ka gjunjëzuar, Bashkimi kërkon ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.11.2025, 14:23

Familja Liçaj nga fshati Kremenar, në Ballsh, po kalon një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Kryefamiljari Bashkim Liçaj, i cili është gjysmë i paralizuar pas një tromboze në kokë dhe vuan edhe nga probleme të rënda me zemrën, përpiqet të kujdeset për familjen e tij me pesë anëtarë, përfshirë një fëmijë të vogël 5-vjeçar.

Djali i tij 40-vjeçar, ish-ushtar, ka dëmtime serioze në shtyllën kurrizore dhe ka nevojë urgjente për një operacion, pasi çdo hap i shkakton dhimbje të mëdha. Përveç sfidave shëndetësore, familja jeton në kushte ekstreme; shtëpia e tyre është e pabanueshme dhe ata janë të detyruar të banojnë në një çadër në oborrin e shtëpisë, pa asnjë siguri apo rehati.

Të gjithë ata që kanë mundësi mund të japin një dorë për këtë familje në nevojë. Çdo ndihmë, qoftë materiale apo financiare, mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e tyre. Ata që kanë mundësi, mund të kontaktojnë direkt në numrin e telefonit +355695332746 për të dhënë kontributin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit