Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.11.2025, 13:13

Gjykata e Apelit në Tiranë ka refuzuar kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin nga paraburgimi, duke konfirmuar masën e arrestit të caktuar nga Shkalla e Parë. Shkambi kishte apeluar këtë vendim, duke pretenduar se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy personave të tjerë gjatë një procesi gjyqësor.

Në ankim, Gjon Shkambi argumentoi se nuk kishte dijeni për veprimet e nipit të tij, Elvis Shkambit, i cili qëlloi me armë ndaj gjyqtarit Kalaja menjëherë pasi ky lexoi vendimin kundër kërkesës së tij në një konflikt pronësie. Elvis Shkambi, 30 vjeç, ndodhet gjithashtu në paraburgim për ngjarjen e rëndë.

Ndryshe nga Gjon Shkambi, nipi i tij nuk ka apeluar vendimin e gjykatës dhe nuk ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, duke qëndruar kështu në paraburgim deri në përfundimin e hetimeve dhe procesit gjyqësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit