Qytetarët e Fierit raportojnë një tjetër problematikë në qytetin e tyre, që duket se reflekton mungesën e menaxhimit efektiv nga Bashkia e drejtuar nga Armando Subashi. Sipas denoncimeve pranë redaksisë sonë, punimet për rregullimin e kanalizimeve në një nga lagjet e qytetit kanë mbetur në gjysmë, duke krijuar rreziqe serioze për komunitetin.
Jo vetëm që punimet janë lënë në mes, por nuk është vendosur asnjë tabelë paralajmëruese që të informojë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve për punimet në rrugë. Pusetat e hapura përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për këmbësorët , dhe rritjen e rriskut për aksidente automobilistike.
Ky rast nuk është i izoluar, por duket se është pjesë e një modeli të përsëritur menaxhimi të papërgjegjshëm nga bashkitë shqiptare, kur një problem duket se po zgjidhet, diçka tjetër dëmtohet ose lëshohet pas dore. Në këtë kontekst, kritikat ndaj kryetarit Subashi dhe ekipit të tij bëhen të pashmangshme
Qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe veprime konkrete për përfundimin e punimeve dhe për sigurimin e sigurisë në rrugët e Fierit.