Pasojat janë vdekjeprurëse! Medikamenti kundër kancerit të gjirit prej ditësh mungon, ministrja hesht

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.11.2025, 12:24

Prej disa ditësh në Spitalin Onkologjik mungon ilaçi Phezgo, një trajtim jetësor për pacientet me tumor gjiri.

Këto të fundit shprehen se ky lloj medikamenti duhet të bëhet në ditën fikse, çdo 3 javë, dhe vonimi i tij ka pasoja të rënda, madje vdekjeprurëse.

Ato thonë se përveç mungesës së medikamentit, tani po përballen me mungesë totale informacioni pasi çdo ditë u thuhet vetëm “Nuk ka”.

Askush nuk u jep një përgjigje se kur do të vijë ilaçi, ndërkohë në spital privat, një dozë e vetme kushton 5300 euro, një shumë e papërballueshme për çdo familje.

Në këto kushte, jeta e qindra grave varet nga një ilaç që mungon, dhe heshtja është e pajustifikueshme.

Denoncimi i pacientes:

URGJENTE! Ne spitalin onkologjik prej disa ditesh mungon ilaci Phezgo qe eshte jetsor per tumorin e gjirit…E theksoj eshte jetesor…Duhet te behet ne diten fikse,dhe pasojat jane te frikshme nese nuk behet…Ju lutem ngrini zerin per ne dhe per te gjithe ata qe nuk bertasin dot nga sfilitja dhe lodhja e semundjes …

Ju lutem na ndihmoni me nje postim. Ky ilaç qe behet çdo 3 jave ne spital privat kushton 5300 eur! Shifer e paberballueshme per çdo familje

Se ne dhe gjithe te tjeret shkojme atje perdite dhe na kthejne mbrapsht duke na thene Nuk Ka dhe asnje shpjegim se kur mund te vije! Nese nuk behet ne diten fikse ky ilaç pasojat jane vdekjeprurese. Semundja perseritet frikshem

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit