Lemine Yamal përjashtohet nga kombëtarja

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.11.2025, 12:01

Një tjetër përplasje ka shpërthyer mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), këtë herë me talentin e ri të katalanasve, Lamine Yamal, në qendër të debatit.

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) njoftoi të martën në mëngjes se Amine Yamal është përjashtuar nga skuadra kombëtare dhe do të kthehet te Barcelona. Si pasojë, ai do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë.

Situata duket se ka shkaktuar tension të brendshëm, pasi deklarata zyrtare e federatës tregon një pakënaqësi të dukshme me trajtimin e çështjes. Arsyeja e përjashtimit lidhet me një procedurë mjekësore të kryer nga klubi i tij, e cila, sipas RFEF, nuk u komunikua në kohë, duke u bërë e ditur vetëm vonë të hënën në mbrëmje.

Kjo situatë ka shtuar tensionet mes klubit katalanas dhe institucioneve spanjolle të futbollit, të cilat prej kohësh kanë pasur mosmarrëveshje për mënyrën e përdorimit të lojtarëve të rinj dhe për ngarkesën e tyre fizike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit