Bashkia “tallet” me vlonjatët, pemët zënë më shumë se gjysmën e trotuarit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.11.2025, 11:29

Qytetarët e Vlorës janë sërish të indinjuar me mënyrën se si Bashkia po zhvillon punimet për shtrimin e rrugëve dhe trotuareve të qytetit. Në disa prej zonave, trotuaret janë kthyer në një rrjet gropash, betoni të pambaruar dhe pengesash të shumta, duke u bërë thuajse të pakalueshme për këmbësorët.

Sipas pamjeve të dërguara nga banorët, gjysma e sipërfaqes së trotuareve është zënë nga pemë të mbjella pa kriter dhe nga materiale ndërtimi të lëna rrugëve. Kjo situatë vështirëson lëvizjen e qytetarëve, veçanërisht të prindërve me karroca fëmijësh dhe personave me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë që Bashkia e Vlorës reklamon “punime moderne” dhe “investime në infrastrukturë”, realiteti në terren është krejt ndryshe. Qytetarët detyrohen të ecin mes makinave për shkak të trotuareve të dëmtuara dhe të mbushura me gropa.

Banorët e konsiderojnë këtë situatë si një tallje me taksat e tyre, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për rregullimin e trotuareve dhe kthimin e hapësirave publike në funksion të qytetarëve.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, ju lutem bëjeni publike, të shikojnë se si tallet Bashkia e Vlorës me taksat e vlonjatëve. Shtrojnë rrugë dhe bëjnë trotuare që mezi kalon në këmbë, se po të jesh me karrocë me fëmijë të vegjël i bie të kalosh te korsia e makinave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit