49-vjeçari u gjet i varur në kangjellat e murit rrethues, banorët: Pinte raki, sa ishte divorcuar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.11.2025, 10:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Plasë të Maliqit, ku Eduart Çarçani, 49 vjeç, u gjet i pajetë i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese të pabanuar. Sipas dyshimeve, ai ka tentuar të hyjë në oborrin e shtëpisë ndërsa ishte në gjendje të dehur, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale.

Banorët e zonës treguan se viktima ishte emigrant në Itali dhe ishte kthyer në fshat pas divorcit. Ata shtuan se 49-vjeçari nuk punonte dhe kishte problem me alkoolin. Sipas tyre, shtëpia ku u gjet Eduarti i varur i përkiste Fejim Agollit dhe ishte e pabanuar, mirëmbajtja e saj bëhej nga i kunati.

Banorët e zonës e përshkruan Eduartin si një person të qetë, që jetonte kryesisht në Itali dhe kthehej pak kohë në fshat. “Ai jetonte më shumë në Itali, pinte shumë dhe nuk punonte, jetonte me familjen e tij atje. Shtëpia ku ndodhi ngjarja nuk kishte njeri”, thanë ata, duke shtuar se ngjarja është një tragjedi e papritur për komunitetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit