45-vjeçarit i ngec bluza në kangjellat rrethues të banesës, mbytet aksidentalisht

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.11.2025, 10:47

Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Plasë, bashkia Maliq, ku një 45-vjeçar, i identifikuar si Eduard Çarçani, është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta.

Sipas të dhënave paraprake, trupi i viktimës është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese. Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë në oborrin e shtëpisë, e cila nuk ishte në pronësinë e tij, duke u përpjekur të kalonte murin. Gjatë përpjekjes, bluza e tij është kapur në kangjellat metalike, çka mendohet të ketë shkaktuar mbytjen aksidentale.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e incidentit, gjë që mund të ketë ndikuar në humbjen e ekuilibrit dhe pasojën fatale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit