Pronari i biznesit i cili u përfshi nga flakët në Vlorë: Personi në kamera është i dukshëm, dëmi është i madh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.11.2025, 10:25

Pronari i biznesit të përfshirë nga flakët në Vlorë, Edi Aliko, ka deklaruar për mediat se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë dhe se nuk është një njeri konfliktual. Ai theksoi se personi që ka vendosur zjarrin është i dukshëm në kamerat e sigurisë, duke konfirmuar natyrën e qëllimshme të ngjarjes.

Aliko bëri me dije se dëmi i shkaktuar shkon në shumën prej 3 milionë lekësh të reja. Ai shtoi se nuk ka dyshime ndaj bashkëpunëtorëve të tij dhe bëri thirrje që autoritetet të gjejnë sa më shpejt autorin e zjarrvënies për të marrë përgjegjësinë.

“Unë nuk kam ndonjë konflikt dhe nuk jam njeri konfliktual, jam shumë paqësor. Ja lë drejtësisë këtë shërbim, i cili është i detyruar ta bëjë, sepse kamerat janë aty, personi është i dukshëm dhe mendoj se shumë shpejt do të zbardhet ngjarja. Dëmi duhet të shkoj 3 milionë lekë të reja. Unë nuk kam konflikte dhe prandaj Ja kam lënë edhe drejtësisë. Me njerëzit që punoj dhe bashkëpunoj nuk kam asnjë lloj dyshimi”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit