Zjarri në mobilerinë në Vlorë/ Autori i maskuar thyen xhamat dhe derdh benzinë mbi mobilje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.11.2025, 10:16

Një mobilieri është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Zjarri është përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas pronarit të biznesit, Edi Aliko, dëmi i shkaktuar arrin në rreth 3 milionë lekë të reja. Ai mohon të ketë konflikte me ndokënd dhe kërkon që ngjarja të zbardhet plotësisht nga organet kompetente.

Unë nuk kam ndonjë konflikt dhe nuk jam njeri konfliktual, jam shumë paqësor. Ja lë drejtësisë këtë çështje, e cila është e detyruar ta zbardhë, sepse kamerat janë aty, personi është i dukshëm dhe mendoj se shumë shpejt do të dalë e vërteta. Dëmi duhet të jetë rreth 3 milionë lekë. Me njerëzit që punoj dhe bashkëpunoj nuk kam asnjë lloj dyshimi”, deklaroi Aliko.

Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, duket qartë një person i maskuar që afrohet pranë derës së mobilierisë, thyen xhamin dhe më pas spërkat ambientin me lëndë djegëse, duke i vënë flakën biznesit.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit