Zidane paralajmëron rikthimin si trajner

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.11.2025, 10:20

Legjenda franceze e futbollit dhe ish-trajneri i lavdishëm i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka lënë të kuptohet se kthimi i tij në pankinë është shumë pranë. Pas një periudhe pushimi që zgjat prej vitit 2021, kur u largua nga “Los Blancos”, Zizou duket gati të rikthehet aty ku do më shumë, në fushë.

Gjatë këtyre viteve, emri i tij është përmendur vazhdimisht në lidhje me disa klube të mëdha evropiane, por deri më tani, asnjë marrëveshje nuk ka marrë formë konkrete. Pavarësisht kësaj, reputacioni i Zidane si një nga trajnerët më karizmatikë dhe fitimtarë të dekadës mbetet i paprekur.

Tri Ligat e Kampionëve radhazi me Real Madridin e kanë futur francezin në historinë e futbollit si një strateg i lindur, ndërsa adhuruesit e sportit po presin me padurim për të parë se ku do të jetë destinacioni i tij i radhës. Një gjë është e sigurt, rikthimi i Zinedine Zidane do të jetë një nga ngjarjet e mëdha të botës së futbollit në muajt që vijnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit