Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa rreth dyshimeve për manipulim me vota në Mitrovcë.
Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi në Facebook nga anëtari i kësaj partie, Betim Gjoshi i cili njoftoi se ankesën do ta dorëzojnë sot.
“Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë brenda afatit ligjor ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka shkruar ai
“Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”, ka shkruar ai.