Populli, tre vjet në pritje të Avokatit të Ri të Popullit

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11.11.2025, 10:08

Që prej tre vjetësh, Shqipëria vazhdon të presë emrin e ri të Avokatit të Popullit. Pavarësisht se mandati i tanishëm, znj. Erinda Ballanca, përfundoi në maj të vitit 2022, institucioni më i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve është pezulluar prej kohësh për shkak të ngecjes së procesit zgjedhor.

Pas shumë pengesash dhe bllokadash politike, në tetor të këtij viti, Komisioni i Ligjeve përsëri shpalli vakancën për këtë post, duke lënë të kuptohet se ende nuk është gjetur një zgjidhje konsensuale. Ky vendim u mor vetëm me votat e deputetëve socialistë, ndërsa opozita bojkotoi votimin duke argumentuar se vakanca ishte shpallur gjatë legjislaturës së kaluar dhe nuk kishte nevojë të përsëritej..

Kreu i Komisionit, Ulsi Manja, e hodhi poshtë këtë argument duke theksuar se shumë deputetë të asaj legjislature tani janë jashtë parlamentit, ndaj procedura duhet të rifillojë. Nga ana tjetër, opozita rikujtoi se kandidati i saj, Besim Ndregjoni, plotësonte të gjitha kushtet ligjore dhe kundërshtoi bllokimin politik të mazhorancës. Këta të fundit thanë se procesi duhet të zhvillohet në mënyrë transparente dhe me disa kandidatë për të siguruar një zgjedhje legjitime, duke theksuar se nevojiten 84 vota për të zgjedhur një Avokat.

Në maj të vitit 2022, në kushtet e një rendi të zakonshëm, kjo ishte data kur duhet të kishte zgjedhur pasuesin e znj. Ballanca, e cila u zgjodh në vitin 2017 dhe prej tre vjetësh është në tejkalim të mandatit të saj. Fillimisht, procesi i dakordësisë për Avokatin e Popullit u bazua në marrëveshjen e arritur midis partive kryesore në vitin 2017, për një mandat pesëvjeçar që përfundoi në 2022. Por, për shkak të mosmarrëveshjeve të pashlyeshme mes palëve dhe bllokadave politike, kjo marrëveshje nuk u realizua, dhe znj. Ballanca vazhdon të mbajë këtë post.

Ky është një lojë “ping-pong” politik që ka zgjatur tre vjet, duke shmangur zgjedhjen e një pasuesi të duhur dhe duke treguar edhe një mosvëmendje të thellë të politikës ndaj këtij institucioni kyç.

Ndërkohë, pas rihapjes së procesit të përzgjedhjes, janë regjistruar gjithsej 23 kandidatë të interesuar për pozitën, duke përfshirë politikanë, aktivistë dhe figura të shquara në fusha të ndryshme, kryesisht të përfshira në drejtësi. Midis tyre janë emra të njohur si Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Anton Kosteri, Anton Lleshaj, Besim Ndregjoni, Dardan Mustafaj, Endri Papajorgji, Endrit Shabani, Fatjona Male, Genta Tafa, Gerti Shella, Ismail Tafani, Jola Hysa, Juliana Hoxha, Laureta Roshi, Lulzim Hamitaj, Myrteza Myftari, Saimir Vishaj, Shkëlqim Sulo, Suela Koçibellinj, Tartar Bazaj, Valentina Teodoresku, dhe Skënder Haluci.

Është e habitshme se mazhoranca ka kërkuar një bashkëpunim me opozitën për këtë pozicion, por një vit më parë, të gjithë kandidatët e propozuar nga opozita u refuzuan dhe procesi u zvarrit sërish. Në qershor 2023, ai dështoi plotësisht për shkak të mosmarrëveshjeve të ashpershme: kryeministri Rama nuk pranoi të votojë kandidatin e PD-së, Ledio Braho, duke e cilësuar atë si kandidatë të partisë, ndërsa opozita kundërshtoi votimin e Ardian Dvoranit si gjyqtar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit